AKTUALITET, 20 Shtator 2025, 16:40

Jo vetëm për detin! Historia dhe sitet arkeologjike tërheqin të huajt

Jo vetëm për detin! Historia dhe sitet arkeologjike tërheqin

Jo vetëm një destinacion deti. Krahas plazheve dhe klimës, Vlora po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë të pasionuar pas historisë.

Sitet arkeologjike të qarkut kanë njohur një rritje të ndjeshme të turistëve këtë sezon, duke e kthyer trashëgiminë kulturore në një tjetër arsye për të vizituar këtë qytet, shkruan A2.

Kalaja e Porto Palermos kryeson listën e vendeve më të vizituara, ndërsa ndiqet nga kalatë e Himarës dhe Kaninës, si dhe parqet arkeologjike të Orikut dhe Amantias.

Krahas vizitorëve vendas, numrin më të lartë e mbajnë të huajt, kombësia e të cilëve është mjaft e larmishme.

Ky fluks turistësh ndihmon në rritjen e të ardhurave, të cilat përdoren për projekte, investime dhe mirëmbajtjen e këtyre siteve historike.