AKTUALITET, 20 Shtator 2025, 17:40

A do të kandidojë për bashkinë Tiranë përballë Ogerta Manastirliut? Përgjigjet Edi Paloka: Mund të duket e çuditshme, por…

A do të kandidojë për bashkinë Tiranë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka zbuloi nëse do të pranonte që të kandidojë përballë socialistes, Ogerta Manastirliu, për drejtimin e Bashkisë Tiranë.

Paloka tha se nuk do të mendonte për veten, por për demokratët në këtë rast.

"Unë mund të duket e çuditshme përgjigja, por po të më thonin edhe do ta mendoja, po. Do ta mendoja. Një garë që në kushtet që jemi, kush do që të jetë kandidati me Ramën nuk ka zgjedhje, por për deri sa ne kemi vendosur të hymë nëpër gara edhe në këto kushte sigurisht dikush do të dali.", tha ai.