AKTUALITET, 31 Korrik 2024, 19:50

Tragjedi në Fier, asfiksohet nga zjarri që ndezi për të djegur mbeturinat, humb jetën i moshuari

Tragjedi në Fier, asfiksohet nga zjarri që ndezi për të

Në fshatin Peshtan Bregas, shtetasi N. C., rreth 90 vjeç, në tokën në pronësi të tij, kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturinat.

Më pas në tentativë për të shuar flakët, të cilat u përhapën si pasojë e erës së fortë, shtetasi N. C., dyshohet të jetë asfiksuar e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.