AKTUALITET, 16 Shkurt 2022, 10:29

‘Toyota Yaris’/ Berisha: I thashë Bashës pse fole? Të ishte dikush tjetër do të burgosej

‘Toyota Yaris’/ Berisha: I thashë Bashës pse fole? Të

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Durrësi se në momentin kur Lulzim Basha bëri deklaratën për dosjen e ‘Toyota Yaris’ e pyeti se përse dekonspiroi operacionin.

‘Ai dha deklaratën për Toyota Yaris. E pyes i them si e bëre këtë, e dekonspirove operacionin, je bërë anëtar i organizatës kriminale.

Paratë erdhën, atij iu hap dosja, secilit prej jush, nëse do kishit bërë këtë deklaratë do të ishit në burg. Rama ia mbylli dosjen por drejtësia belge jo, ato do i shkojnë deri në fund.

Deri tani Porti i Durrësit, keni dëgjuar vjedhje me inceneratorë, e paimagjinueshme, Rama dhe Ahmetaj, gjejnë dikë si Lefter Koka e të vjedhin nëpërmjet tij. Afera e Portit është më e madhja në Europë.

Arabi u tërhoq tani e ka Basha-Rama.‘- tha Berisha.