AKTUALITET, 15 Shkurt 2022, 19:17

Zgjedhjet e 6 marsit/ Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për Lushnjën, Bano: Të punojmë së bashku për ta nxjerrë bujqësinë nga rrënimi i mëtejshëm

Zgjedhjet e 6 marsit/ Kandidati i “Shtëpisë së

Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për kryetar të Bashkisë Lushnjë, Elton Bano zhvilloi një takim në fshatin Zhamë, njësia administrative Dushk me strukturat dhe qytetarët.

"Problemet me bujqësinë që çdo ditë po rrënohet. Asnjë politike qeveritare në ndihmën të fermerit, çmimet e katërfishuara për imputet bujqësore i shtohen dhe ato të infrastrukturës, përfshirë këtu edhe ndriçimin e rrugëve janë shqetësimi kryesor i banorëve të zonës dhe jo vetëm.

Braktisja nga pushtetarët vendor dhe diferencimet politike kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejt tek qytetarët.

Jemi të vendosur t’i kthejmë Lushnjarët në shtëpitë e tyre dhe mos t’i japim asnjë arsye qytetarëve të largohen nga vendi i tyre", tha Elton Bano.