TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është i gatshëm që të pranojë ndryshime në reformën territoriale dhe për reformën zgjedhore.
Duke folur për "Zërin e Amerikës", Rama vuri në dukje se ai është për më pak njësi vendore, por ai tha më tej se është i gatshëm që të pranojë edhe propozimet e opozitës për t’i shtuar njësitë vendore. Kryeministri deklaroi gjithashtu se sado ndryshime të kryhen me reformën zgjedhore sërish gjithçka varet nga shqiptarët sepse në fund të fundit ata ta japin fitoren ose jo.
“Ne mund të bëjmë çdo ndryshim, por reforma zgjedhore nuk të jep fitoren në tavolinë, se fitoren e merr në popull, te vota”, u shpreh Rama.
Pjesa nga intervista:
Si i shikoni ngritjen e komisioneve për reformën zgjedhore dhe territoriale, çfarë mendoni ju se duhet korrigjuar tani?
Edi Rama: Mendoj se duhet të ketë më pak njësi vendore
Opozita kërkon të jenë më shumë..
Edi Rama: Komisioni është aty për t’i diskutuar të gjitha këto dhe për të bërë më të mirën për vendit, jo për të futur kunja me njëri-tjetrin.
Pra jeni me mendje të hapur që edhe mund të shtohen njësitë vendore…
Edi Rama: Unë jam gjithnjë me mendje të hapur.
A pritet të ndryshojë diçka në kodin zgjedhor këtë herë?
Ne mund të bëjmë çdo ndryshim, por reforma zgjedhore nuk të jep fitoren në tavolinë, se fitoren e merr në popull te vota.
Cilat janë pritshmëritë tuaja nga zgjedhjet e pjesshme vendore?
Edi Rama: Ne kemi respektuar një proces që është tejet i vonuar pas një shkelje permanente të Kushtetutës i cili mori peng këto komunitetet për arsyet dhe mosarsyet e tij. Tani jemi në një fazë përfundimtare me 6 kandidatë të cilët ofrojnë ofertat e tyre. këto janë zgjedhje vendore dhe politike. Përballë kemi dy forca që nxjerrin kunja me njëri-tjetrin, kush jam unë e kush je ti, po janë aty ku janë për shkak të dy frymëzuesve të tyre, që janë pengje të së shkuarës që të dy. Por u takon qytetarëve të bëjnë zgjedhjen e tyre. Kush do të dojë të ecë përpara me gjithë sinergjinë që kërkon për drejtimin e bashkive do t’i japë votën kandidatëve tanë, kush do që të bëjë politikë për t’i shërbyer një pengu apo një tjetri, do ta lënë qytetin pa shërbimin e duhur, pa ndriçimin e duhur.