AKTUALITET, 15 Shkurt 2022, 20:51

Nga situata në rajon te reformat në Shqipëri, Rama zbardh diskutimet me Blinken: SHBA na propozoi…

Nga situata në rajon te reformat në Shqipëri, Rama zbardh

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Zërin e Amerikës ka zbardhur diskutimet me sekretarin amerikan të shtetit.

Në qendër të diskutimeve, kreu i qeverisë tha se ishte situata në rajon, por edhe reformat në Shqipëri.

“Diskutuam lidhur me bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit, me rajonin me ecurinë e reformave në Shqipëri dhe në tërësi prekëm të gjitha temat që janë të rëndësishme për këtë marrëdhënie përfshirë edhe temën e të qenit bashkë në aleancën e NATO-s

Ky është një proces i njohur në traditën e KS ku dy vende bëhen bashkë për të adresuar një apo disa dosje të caktuara, SHBA na e propozoi ne këtë bashkim dhe ne e pranuan këtë me kënaqësi, kjo na jep mundësi që në KS të luajmë një rol të vecantë”, tha Rama.