AKTUALITET, 16 Shkurt 2022, 10:06

Ambasada e SHBA zbardh takimin mes Ramës dhe Blinken: Ja për çfarë u bisedua

Ambasada e SHBA zbardh takimin mes Ramës dhe Blinken: Ja për

Ambasada amerikane në Tiranë ka zbardhur deklaratën e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken pas takimit me kryeministrin Edi Rama një ditë më parë.

Me anë të një njoftimi në Facebook, ambasada shkruan se gjatë takimit të tyre, u diskutua mbi bashkëpunimin e fortë dhe të vazhdueshëm të SHBA-së mbi çështjet rajonale e globale.

Njoftimi i SHBA-së:

Ishte kënaqësi të prisja Kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe të festonim 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Ne mirëpresim 100 vitet e ardhshme”, tha Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken mbi takimin e tij me Kryeministrin shqiptar Edi Rama në Ëashington D.C. Sekretari Blinken dhe Kryeministri shqiptar Rama biseduan gjithashtu edhe mbi bashkëpunimin e fortë dhe të vazhdueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mbi çështjet dypalëshe, rajonale dhe globale.