TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” Ardian Muka për zgjedhjet lokale në Durrës do të zhvillojnë sot një tryezë të përbashkët me shoqatën “Durrësi”.
Në fokus të këtij takimi do të jetë diskutimi për Portin e Durrësit dhe kjo mbledhje do të zhvillohet në orën 11:00.
Ish-kryeministri ka akuzuar pasardhësin e tij në qeveri Edi Rama dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha se kanë marrë aksionet e kompanisë “Emaar Group” nga një biznesmen arab, i cili kishte fituar garën për të financuar ndërtimin e këtij porti.
Në një prej takimeve me qytetarët e Durrësit, kandidati Ardian Muka premtoi se do të jenë qytetarët e Durrësit aksionerët e portit të qytetit.