AKTUALITET, 15 Shkurt 2022, 19:01

VIDEO/ Operacioni i Europol që çoi në pranga dhjetëra shqiptarë, si pastroheshin paratë e drogës në Evropë, çfarë zbuluan autoritetet në ishullin e njohur spanjoll

VIDEO/ Operacioni i Europol që çoi në pranga dhjetëra

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i ERUOPOL që vendosi në pranga 45 persona, shumica prej të cilëve shqiptarë.

Mediat spanjolle, shkruajnë se Policia Kombëtare e Spanjës ka gjetur aktivitete të shumta në ishullin e Mallorcas, ku kjo organizatë kriminale e trafikimit të drogës nga Amerika Latine, pastronte paratë.

Për momentin, dislokimi i policisë është kryer në kompleksin industrial Can Valero, në Llotja de Palma, në zonën e s’Aigua Dolça, në Passeig Marítim dhe në Rafal. Në një adresë të regjistruar në këtë lagje të fundit është marrë në pyetje një kontabilist, që dyshohet se ka lidhje me organizatën. Deri më tani janë bërë tetë arrestime.

Kujtojmë se njëkohësisht, në qytete të tjera evropiane janë kryer kontrolle dhe arrestime ndaj kësaj organizate ndërkombëtare që ka lëvizur shuma të mëdha parash vitet e fundit në gjysmën e botës.