AKTUALITET, 13 Tetor 2022, 10:11

Thirret në SPAK kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli

Thirret në SPAK kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është thirrur këtë të enjte, 13 tetor në Prokurorinë e Posaçme SPAK.

Leli është paraqitur në ambientet e SPAK rreth orës 10 të paradites.

Por nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme.

Kujtojmë që kjo është hera e dytë që Leli thirret në SPAK. Hera e parë që kryebashkiaku i Vlorës dha dëshminë e tij për rreth një orë ishte më 22 korrik 2022.

Në korrik, Leli u paraqit në SPAK, pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Ndërkohë që jashtë dyerve të SPAK, Leli nuk pranoi të jepte asnjë detaj, duke deklaruar “Pyesni SPAK për më shumë informacione”.