TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqiptarët e Ukrainës të cilët numërohen rreth pesë mijë dhe që kanë emigruar 300 vite më parë nga rrethi i Korccës për në Evropën Lindore për t’i shpëtuar Iuftës, asokohe me Perandorinë Osmane, sot përballen me kërcënimin rus. Tensionet mes Ukraninës dhe Rusisë për shkak të grumbullimit të mijërave trupave në kufi duket se po i drejtohet pikës së moskthimit, ku nuk përjashtohet mundësia e një lufte.
Ata flasin toskërishten e vjetër, ruajnë kostumet popullore qindra vjeçare dhe festojnë Shën Gjergjin në kujtim të Gjergj Kastriotit dhe tashmë janë po aq të shqetësuar nga konflikti Rusi-Ukrainë sa pjesa tjetër e qytetarëve.
Por, përfaqësuesi i Unionit shqiptar në Ukrainë, Aleksandër Dermenti deklaroi në një interviste televizive disa ditë më parë se ata nuk do të dorëzohen përballë një sulmi të mundshëm rus.
Dermenti thotë se minoriteti shqiptar është Iuftarak dhe ata nuk i harrojnë traditat e tyre të vjetra, duke kërkuar madje që të ketë një shkollë të gjuhës dhe kulturës shqipe në Ukrainë. Në katër zona në jug të Ukrainës flitet shqip, në Odesa, Georgievka, Devninskoe dhe Gamovka.