TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Janë mësuar detaje të reja arrestimi i Arlen Hasanajt, një i ri i dyshuar për vendosjen e lëndës shpërthyese në derën e jashtme të banesës së kreut të FSHF-së, Armand Duka. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës rreth orës 22.30 dhe në lagjen nr.4 në Durrës.
Sipas të njëjtave burime, 34-vjeçari i dyshuar u arrit që të identifikohej nga hetuesit falë pamjeve nga kamerat e sigurisë në Bulevardin e Durrësit. Hasanaj është pikasur të lëvizë në këtë zonë, fillimisht me një makinë tip Benz ML dhe më pas në këmbë.
Ai është banor i të njëjtës lagje me Dukën ku ka edhe një biznes. Burimet thanë se lëndën plasëse 34-vjeçari i dyshuar e ka marrë në një prej pallateve të zonës. Pasi është afruar te banesa e Dukës e ka ndezur tritolin me fitil dhe është larguar.
Shpërthimi dëmtoi pjesën e derës, por nuk pati persona të lënduar. Hasanaj është identifikuar që pak orë pas ngjarjes, por është mbajtur nën vëzhgim nga policia. Atij i janë vënë prangat mbrëmjen e së martës kur po kthehej në banesë.