TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit në PD Ivi Kaso, në një intervistë me Skype në emisionin A Show të moderatorit Adi Krasta në Syri Tv, ka komentuar situatën në Partinë Demokratike.
Kaso theksoi se, demokratët kanë shprehur vullnetin e tyre dhe se vota e tyre do ta zgjidhë ngërçin në PD.
“Është thjesht çështje kohe kur demokratët do të jenë legjitimë edhe në institucione. Përjashtimet nuk mund të vijnë nga një shkresë e ish kryetarit të partisë. Gjithçka që po luhet sot në PD duhet zgjidhur në mënyrë demokratike. Gjërat do të zgjidhen me votë. Por, deri në atë moment do të duhet që presim. Kuvendi i 11 dhjetorit po arrin të sjellë një ndryshim në frymë në Partinë Demokratike.
Ne kemi dashur të rikthejmë mekanizmin e votës. Nuk do të ketë më në PD persona që do të mbajnë pozicione të larta për shkak të vullnetit të njëshit të partisë, por do jenë të gjithë të zgjedhur nga vota e anëtarësisë, prandaj është future edhe koncepti i primareve për zgjedhjet lokale dhe ata të përgjithshme në Partinë Demokratike. Ftoj gjithë demokratët që të votojnë më 31 janar në bashkitë ku do mbahen zgjedhjet lokale më 6 mars. Gjërat do të ndryshojnë në PD, sepse është në dorën tonë me votën tonë që të bëjmë që gjërat të ndryshojnë”, deklaroi Kaso.