TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Që prej shtatorit 2021, Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk gjejnë paqe me njëri tjetrin. Të dy po luftojnë për kreun e Partisë Demokratike, një luftë e ashpër brenda llojit që ka ndezur dhe dominuar skenën politike këto muaj.
Por, ditët e fundit duket se një ngjarje jashtë kampit të djathtë, ka sjellë një "armëpushim" të përkohshëm mes tyre. Halli i madh i Armand Dukës, që rrezikon seriozisht, si asnjëherë më parë, të humbasë FSHF-në, "ndërmarrjen" që ka drejtuar prej 20 vitesh, kanë bërë që qëndrimet e të dy kampeve të djathta të jenë thuajse identike në mbrojtje të tij.
PD e vulës, pra ajo që drejton Lulzim Basha, e ka bërë të ditur qëndrimin pro Dukës me anë të një deklarate, ku dënohen veprimet e Erion Veliajt si "shantazh".
"Kjo është mënyra kriminale se si vepron Rilindja e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, mënyra e shëmtuar se si shantazhojnë jo vetëm në zgjedhjet për FSHF por edhe në zgjedhjet e qendrore dhe lokale. E gjithë mendja e tyre është si ajo e sovjetëve të dikurshëm, pra kërkojnë që të marrin çdo pushtet në duart e tyre.
Larg duart nga futbolli sepse ai është sporti i qytetarëve dhe Veliaj në fakt është përfaqësuesi i Ndraghetës sikundër dhe PS!", thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Po kështu, Sali Berisha ka bërë disa postime që shprehin solidaritet me hallin e Dukës në Federatë.
"Kreu i Meduzes se bashku me Olsin kerkon te marre nen kontroll edhe FSHF dhe te vendos pushtetin absolut!
Lal plehu konfirmon SPAK-un si vegel te partise se krimit!
Nga pergjimi del se Lal Plehu ne mbledhje perdori nje fjalor te ndyre prej halabaku!", deklaron ndër të tjera Berisha.
Federata Shqiptare e Futobollit dhe lufta e ashpër që ka nisur aty, duket e vetmja çështje për të cilën Basha dhe Berisha bien dakord dhe kanë qëndrim të unifikuar. Lufta për Federatën ka eklipsuar këto ditë edhe luftën në PD, që për momentin po merr më pak vëmendje se telenovela e re që ka plasur në botën e futbollit.