AKTUALITET, 25 Janar 2022, 22:48

Vrasja e shqiptarit në Ekuador, Hoxha: Punonte për një grup të fuqishëm në Tiranë

Vrasja e shqiptarit në Ekuador, Hoxha: Punonte për një grup

Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me vrasjen e Ergys Dashit, 34 vjeç, në një restorant në Guajakil të Ekuadorit më 22 janar, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Në emisionin “Opinion”, Hoxha tha se Dashi punonte për llogari të një grupi kriminal në Tiranë. Sipas Hoxhës, Dashi e dërgonte kokainën nga Ekuadori drejt Gjermanisë përmes linjës ajrore.

“Ai ishte si pikë kontakti që nis dërgesat nga andej për në Gjermani. Ka përdorur linjë ajrore, nis me kargo ngarkesa të vogla, punon për një grup shumë të fuqishëm në kryeqytet, në Shqipëri, në Tiranë. Nuk është një nga ata personazhet e mëdhenj. Në Frankurt i kanë çuar kryesisht ngarkesat dhe tregu i këtij grupi është Gjermania”, u shpreh gazetari Artan Hoxha.