AKTUALITET, 25 Janar 2022, 21:15

Lulzim Basha depoziton kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 6 marsit

Lulzim Basha depoziton kërkesën për regjistrim në zgjedhjet

Lulzim Basha ka dërguar kërkesën për t’u regjistruar në KQZ për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Ndërkaq, ka dorëzuar emrat e saj për anëtarë të KZAZ-ve.

Kujtojmë që pesë ditë më parë presidenti Ilir Meta dekretoi caktimin e 6 marsit për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

Komisioni rregullator në KQZ vendosi që fushata zgjedhore të nis më 17 shkurt dhe të zgjasë më pak se një muaj, për shkak të kohës së shkurtër në dispozicion për respektimin e afateve ligjore.

Lulzim Basha depoziton kërkesën për regjistrim në zgjedhjet

Lulzim Basha depoziton kërkesën për regjistrim në zgjedhjet