TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka marrë vendimin të revokojë akreditimin e vëzhguesve të partive. Sipas këtij vendimi në Qendrën e Votimit në Vorë nuk lejohet asnjë vëzhgues partie, përveç mediave dhe ndërkombëtarëve.
Ky akt i Celibashit vjen pas tensioneve dhe përplasjeve në QV e Vorës.
Më parë sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka u përfshi në një debat të ashpër me qytetarët e zonës së bashkë me deputeten Albana Vokshi. Debati degradoi në fyerje të rënda mes tyre.
