AKTUALITET, 19 Gusht 2024, 15:54

“Kam komunikuar me efektivin”/ Drejtori i Policisë së Tiranës: Po punojmë për kapjen e autorit, i bëjmë thirrje të dorëzohet

“Kam komunikuar me efektivin”/ Drejtori i Policisë së

Drejtori i  Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ka dalë në një prononcim për media, nga Komuna e Parisit, zona ku efektivi i Policisë Erion Goxharja plagosi me armë zjarri shtetasin Loren Kosta.

“Probabiliteti është që ka qëlluar me armë e shërbimit. Motivet janë të dobëta. Mund të themi se autori e ka qëlluar në pjesën e poshtë, nuk tregon dashje për ta vrarë. Do të jenë ekzaminimet që do të përcaktojnë shkallën e përgjegjësisë.

Autori ka qenë jashtë orarit të punës. Kam komunikuar me efektivin, është në gjendje të rënduar psikologjike. Ne jemi duke harxhuar të gjitha energjitë për ta kapur. I bëjmë thirrje dhe përmes medias të dorëzohet”, tha Vocaj.