TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një masakër e vërtetë ekologjike po ndodh në lumin e Vjosës. Në pamjet e publikuara nga një ambientalist australian, shihet gjendja alarmante me hidrokarburet e derdhura në ujin e lumit.
Si pasojë e ndotjes kanë humbur jetën edhe kafshë dhe zvarranikë të zonës. “10 centimetra minimumi baltë, më tej është edhe më shumë e thellë, por atje nuk shkoj sepse kanë frikë se nuk dal dot më. Nuk ka më ujë, është vetëm karburant. Ka kafshë të ngordhura duhet u përpjekur të notojnë. Është shumë ngjitëse dhe e nxehtë”, – thotë ai.
Deputeti Tritan Shehu shkruan:
“Vjosën e ka ndotur rëndë korrupsioni që në hyrje të kufirit shqiptar. Nuk është vetëm ndotja në zonat naftëmbajtëse. Në Vjosën e mrekullueshme, unike dhe degët e saj derdhen të gjitha ujërat e zeza të qyteteve, fshatrave, zonave të banuara në dy anët e saj. Asnjë kujdes e investim nga ky regjim, që në Qarkun e Gjirokastrës përfaqësohet nga Lubi Kumbaro, deputete e ministre mjedisi. Më tej fushat e grumbullimit të mbeturinave, jashtë çdo standardi, të përdorura e kontrolluara nga mafia e tyre. Të lejuara kundër çdo standardi me firmën e Lubisë. Që derdhin aty çdo gjë të ndotur dhe shkatërruese për mjedisin, faunën e qeniet e gjalla. Duke derdhur paratë në xhepat e asaj mafie, lokale e nacionale. Kjo është e vërteta e hidhur e atij lumi park kombëtar. Që ky regjim po e degradon në funksion të korrupsionit, papërgjegjshmërisë dhe cinizmit të tij!”, shkruan Shehu.