AKTUALITET, 20 Dhjetor 2025, 12:48

I parkuan mjetet poshtë shtëpive, banorët e lagjes 4 në Sarandë i gjejnë në mëngjes me goma të çara, policia në kërkim të autorit

I parkuan mjetet poshtë shtëpive, banorët e lagjes 4 në

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar gjatë mesnatës të së shtunës në Sarandë.

Në lagjen nr.4, në vendin e quajtur magazinat e peshkimit në një gjatësi rruge ishin të parkuara disa mjete pronë e banorëve të kësaj lagjeje.

Persona ende të paidentifikuar kanë shpuar gomat e rreth 8 mjeteve të parkuara. Policia është njoftuar disa orë më vonë nga njeri prej pronarëve të mjeteve, e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje. Gomat e mjeteve kishin nga një ose dy çarje. Dyshohet për ndonjë person të dehur.

Specialistë të hetimit në policinë e Sarandës kanë nisur hetimin për të zbardhur ngjarjen dhe për të gjetur autorin./TCH/