AKTUALITET, 20 Dhjetor 2025, 16:05

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit! Radhë kilometrike mjetesh në Kakavijë! Pala greke punon vetëm me 2 sportele

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit! Radhë kilometrike

Kthimi i emigrantëve që punojnë dhe jetojnë në Greqi, për festat e fundvitit në Shqipëri ka krijuar radhë kilometrike në pikën kufitare të Kakavijës, në anën greke. 

Radha nga sporteli në pjesën greke të Kakavijës e deri në pjesën shqiptare është 4 kilometra. Emigrantët presin deri në 3 orë për të hyrë në Shqipëri.

Ata kërkojnë reagim nga autoritetet policore shqiptare për te ndërhyrë tek homologet greke për zgjidhjen e kësaj situate në prag festash. ''Ne kemi dy orë këtu, ne shteti grek nuk na ka dashur asnjëherë, kemi qenë të luftuar gjithmonë nga shteti grek, por kur fajin e ka i zoti i shtëpisë, të dalë ai dhe të cojë zërin për popullin e tij. Jemi populli më i shkelur në Greqi', tha një emigrant. 

"Kemi dy orë e gjysmë që presim. Unë lashë makinë atje dhe po shkoj që të marr një kafe. Grekët rracistat e kanë në dorë, kjo nuk është hera e parë që ndodh kjo," tha një tjetër. Policia kufitare greke punon me 2 sportele, të pamjaftueshme për të përballuar fluksin e kthimit të emigrantëve në atdhe për festa.