AKTUALITET, 7 Shkurt 2022, 16:23

Kaos me trafikun në Tiranë, bllokohen autoambulancat te kryqëzimi i Bulevardit të Ri

Kaos me trafikun në Tiranë, bllokohen autoambulancat te kryqëzimi

Tirana ështe duke u përballur me një trafik të rënduar gjatë orëve të pasditës, ku mijëra makina gjenden aktualisht në rrugë duke pritur që të mbërrijnë në destinacion.

Siç duket edhe nga harta live e trafikut nga Google, probleme duket të ketë në rrugën “Reshit Petrela”, e cila duket të jetë tërësisht e bllokuar, ndërsa bllokime të vazhdueshme ka thuajse në të gjithë Unazën e Tiranës.

Problemet me trafikun kanë shkaktuar edhe vonesa në dërgimin e të sëmurëve në spital, ku siç duket edhe nga videoja e mësipërme, në kryqëzimin mes rrugës Reshit Petrela dhe Bulevardit të Ri kanë mbecur dy autoambulanca si edhe një makinë policie.

Mes tyre është i ngecur edhe një autobus i linjës së Tiranës së Re, ndërsa në të gjithë zonën dëgjohen bori makinash.