AKTUALITET, 26 Shkurt 2025, 13:21

"Strategji të re"/ Rama inspekton punimet në sheshin “Avni Rustemi”: Parkimi i dyfishtë të konsiderohet bllokim rruge!

"Strategji të re"/ Rama inspekton punimet në sheshin

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në sheshin “Avni Rustemi”  për projektin e parkimit nëntokësor me dy kate, si edhe rehabilitimin e fasadave.

Rama u shpreh se parkimi në Tiranë është problem, duke shtuar se duhet vendosur rregulli që parkimi i dyfishtë duhet të konsiderohet bllokim rruge.

Kryeministri theksoi se dekurajohet përdorimi makinave dhe lehtësohen këmbësorët.

Edi Rama: Duhet bërë një bashkëpunim mes bashkisë dhe fondit që të rishikojmë edhe njëherë strategjinë e parkimeve, të kuptojmë se në cilat pika kryesore mund të ndërhyjmë dhe të shohim financimin e ndërhyrjes që të jetë i shpejtë dhe të mbulojë sa më shumë nevoja sepse historia e parkimeve po bëhet problem.

Duhet patjetër të vendosim rregullimin që parkimi i dyfishtë duhet të konsiderohet bllokim rruge dhe hyn në të tjera vepra të kodit, shkon në Kod Penal. kështu mund të arrijmë që të dekurajojmë më shumë makinat dhe të lehtësojmë më shumë këmbësorët, si edhe të nxisim më shumë ecjen.