TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kur na ndajnë pak ditë nga 1 marsi kur do të mbahen edhe primaret brenda PD kryesia ka miratuar të tjerë emra për të hyrë në garë. (Berisha i kishte lënë afat shtesë nga mbledhja e fundit e kryesisë sepse disa emra kishin kërkuar kohë).
Report Tv mëson se në Primaret e Durrësit futet edhe ish-prokurori i shkarkuar nga vettingu Arjan Ndoja. Ky i fundit i ka shpëtuar një atentati në 2019, ndërsa në makinë udhëtonte me Landi Muharremin apo njohur si Rrumi i Shijakut, dhe me Andi Malokun si shofer, i cili mbeti i vdekur.
Ndërkohë, gjenerali Xhemal Gjunkshi braktis Bashën dhe futet në primaret e Dibrës. Ai tha për Report Tv se vendimi është marrë pasi ai ka qenë në partinë e tij dhe do të jetë gjithmonë aty.
Primaret mbahen më 1 mars dhe listës së parë të miratuaf nga kryesia me rreth 290 emra i janë shtuar dhe rreth 20 te tjerë.