TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i SPAK, Altin Dumani sqaroi edhe debatin e bërë ditëve të fundit në lidhje me caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për personat që prezumohen të pafajshëm.
Altin Dumani deklaroi se “çdo hetim ka dinamikën e vet, por përpjekja për të vendosur SPAK si një institucion represiv është një përpjekje e dështuar”.
Altin Dumani: E para në çdo masë sigurimi që ne kërkojmë ne njohin mirë kriteret e kodit të procedurës penale dhe përpiqemi të jemi strikt për caktimin e masës së sigurimit. Çdo hetim ka dinamikën e vet, por përpjekja për të vendosur SPAK si një institucion represiv është një përpjekje e dështuar.
SPAK ka publikuar numrin e përgjithshëm të paraburgosurve për llogari të SPAK në raport me numrin e të paraburgosurve në Shqipëri. Më pak se 9% dhe këta janë për vepra penale që lidhin me krimin e organizuar.
Sa i takon veprave penale të korrupsionit dhe veprave të kryerja në detyrë, është gjithë gjeografia. 49% janë hetuar në gjendje të lirë, janë hetuar me masa arresti në shtëpi, ndalimi i shtetit jashtë shtetit.
Pra situata në raport me SPAK nuk është ajo që paraqitet. Vetëm 9% dhe nëse i ndan shumicën absolute i zë subjekti i krimit të organizuar që për shkak të rrezikshmërisë që paraqesin nuk ka masë tjetër veç arrestit me burg.
Kështu që SPAK në kërkesat që bën është e kujdesshme të vlerësojë kriteret dhe kushtet që parashikohen në procedurën penale sa i takon llojit të masës së sigurimit.