AKTUALITET, 26 Shkurt 2025, 11:20

Rama: PS, parti e të gjithëve. Më 11 maj, atyre që janë mbledhur kundër nesh, do t’u bëjmë prezantimin fundor me ‘noc rrokun’

Rama: PS, parti e të gjithëve. Më 11 maj, atyre që janë

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Partia Socialiste është forca politike e të gjithëve dhe se grupi Parlamentar do të zhvillojë dëgjesa me këdo që ka dëshirë të shprehet, mjafton të mos jetë i akuzuar apo nën hetim.

Rama gjithashtu u zotua se më 11 maj, Partia Socialiste, të gjithë atyre që janë mbledhur kundër tyre, t’u bëjë “prezantimin fundor me noc rrokun”.

“Ne jemi të vërtetë dhe të drejtpërdrejtë, siç kemi qenë 5 vjet që kemi shtrënguar dhëmbët dhe nuk kemi folur, se kemi dashur pavarësinë. Tani që pavarësia është e s’provuarm e testuar, tani ne duam profesionalizëm, integritet demokratik të çdo procesi dhe këto dëgjesa do të vazhdojnë për këdo që ka dëshirë të shprehet, përsa kohë nuk është nën hetim dhe i akuzuar. Ne jemi partia e të gjithëve. Është fondamentale që më 11 maj të gjithë atyre që janë mbledhur kundër nesh, t’u bëjmë prezantimin fundor me noc rrokun”, tha kreu i qeverisë.

Rama: Ata janë një pushte i pavarur, por edhe pushteti ekzekutiv është i pavarur dhe boll është hyrë në kufijtë e pushtetit ekzekutiv, boll janë traumatizuar punonjësit e administratës, me thirrje, me ftesa, me presione, e me paraburgime, boll. Duhet luftuar korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Dhe, duhet menduar për ti dhënë shërbim konsulence të rëndësishme ndërkombëtare, për të gjitha aspektet e tjera që marrin përsipër t’i analizojnë dhe nuk kanë kapacitet t’i analizojnë. Jo pabarazia në tendera, jo ku di unë çfarë dhe pastaj përfundojnë te thesi i shpërdorimit të detyrës. Njerëzit nuk janë domate, nuk janë kavie, meriton të respektohet deri në fund. Kjo është PS dhe nëse ka një forcë që mendon deri në fund për respektin ndaj njeriut, është PS.

Të tjerëve u uroj sukses në zhytjen thellë e më thellë në kënetë, me 11 maj, për forcimin e SPAK e drejtësisë, qytetarët do të dinë çfarë të vendosin. Edhe ata gjyqtarë që mendojnë se janë populli, që në fakt janë ligji, do të shikojnë edhe popullin, se çfarë mendimi ka për këtë forcë politike dhe betejat tona.

Ne jemi të vërtetë dhe të drejtpërdrejtë, siç kemi qenë 5 vjet që kemi shtrënguar dhëmbët dhe nuk kemi folur, se kemi dashur pavarësinë. Tani që pavarësia është e s’provuarm e testuar, tani ne duam profesionalizëm, integritet demokratik të çdo procesi dhe këto dëgjesa do të vazhdojnë për këdo që ka dëshirë të shprehet, përsa kohë nuk është nën hetim dhe i akuzuar. Ne jemi partia e të gjithëve. Është fondamentale që më 11 maj të gjithë atyre që janë mbledhur kundër nesh, t’u bëjmë prezantimin fundor me noc rrokun