TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bashkia e Tiranës ka depozituar një kallëzim penal ndaj shtetases Adriana Kalaja, me pretendimin se ka penguar punonjësit e Bashkisë të kryenin punën e tyre.
Sipas kallëzimit të dorëzuar nga Drejtoria e Sigurisë së Objekteve dhe Ceremonialit e Policisë Bashkiake, pretendohet se Kalaja ka penguar një mjet të ndërmarrjes së mirëmbajtjes së objekteve publike të Bashkisë, duke bllokuar rrugën dhe duke refuzuar të largohej.
Pas disa minutash, në vendngjarje ka mbërritur një ekip i Policisë Rrugore, i cili i ka kërkuar të lirojë rrugën, por ajo ka vijuar me sjelljen e saj penguese.
Në kallëzim thuhet se Kalaja ka kërcënuar verbalisht shoferin e kamionit dhe ka përdorur fjalor fyes ndaj punonjësve të policisë bashkiake.
Kujtojmë se ditën e djeshme një numër i konsiderueshëm dokumentash po zhvendoseshin nga Bashkia e Tiranës dhe Kalaja ka ngritur pikëpyetje lidhur me këto dokumenta dhe zhdukjen e mundshme të provave të korrupsionit.