TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjyqtari i GJKKO, Erjon Bani tha se drejtësia është një shërbim për qytetarët dhe se ky institucion është e hapur që këtë shërbim ta bëjë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Në tryezën për Demokracinë dhe Qeverisjen, ai theksoi angazhimin e institucioneve të drejtësisë për të ofruar shërbim me cilësi të lartë.
Po ashtu ai gjatë fjalës së tij ngriti edhe një shqetësim, duke thënë se po punojnë me gjysmën e kapaciteteve.
“Janë pasqyruar me objektivitet arritjet e GJKKO. Ju bëj me dije që drejtësia është një shërbim. GJKKO është e hapur që këtë shërbim ta bëjë në mënyrën më të mirë të mundshme. Nga 2020-2024 kemi mbi 1400 vendime që janë shtuar. Jemi pothuajse me gjysmën e kapaciteteve të gjyqtarëve”, tha gjyqtari i GJKKO.
Ai tha se institucioni eshte transparet, duke publikuar të gjitha vendimet që marrim: “Kushdo mund të shkojë në gjykata.gov.al dhe i ka të gjitha vendimet online, në shërbim të transparencës. Falënderojmë edhe partnerët tanë për mbështetjen që na kanë dhënë”.
Nenvizojme se gjyqtari Erjon Bani eshte ai qe dha vendimin per te lene ne arrest me burg Erion Veliajn, kryetarin e bashkise se Tiranes!