TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, deputetja e PD-së Albana Vokshi, ka komentuar paraqitjen në GJKKO të biznesmenes Vilma Nushi.
Vokshi u shpreh se Vilma Nushi ka marrë koncesionin e Check-Up 120 milionë euro dhe e akuzon se është paguar në shkelje të ligjit me më shumë se 20 milionë euro.
Në seancën e parë në Gjykatën e Posaçme, nuk ka pasur pajtim mes ish-kryetares së Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, Albana Vokshi, dhe biznesmenes Vilma Nushi, e cila e ka paditur për shpifje. Pas përfundimit të seancës, Vokshi bëri të ditur se asnjëra nga palët nuk ra dakord për një pajtim, duke theksuar se do të vazhdojë deri në fund në procesin ligjor.
Vokshi nuk hoqi dorë nga qëndrimi i saj dhe tha se do të kërkojë si dëshmitarë kryesorë në proces Edi Ramën, Ogerta Manastirliun dhe Ilir Beqajn, të cilët, sipas saj, ende nuk kanë dhënë llogari për keqpërdorimin e koncesioneve të Check-upit dhe sterilizimit. Ajo paralajmëroi se do të vazhdojë të hedhë dritë mbi këto skandale që i kanë shkaktuar dëm popullit shqiptar.
“Ekuacioni është i thjeshtë. Vilma Nushi e ka financuar Edi Ramën për të marrë pushtetin, dhe me të ardhur në pushtet, Rama i ka koncesionin e Check Up, të planifikuar 120 milionë euro. Veç kësaj i dha qindra tendera të tjerë.
A ashtë shpifje që Vilma Nushi ka marrë një koncesion 120 milionë euro? A është shpifje që mjekët dhe infermierët u kthyen në punëtorë të Vilma Nushit, për të marrë gjakun e qytetarëve për përfitime personale?
A është shpifje që Rama e pagoi për më shumë se 500 mijë analiza të pakryera? Nëse bëni llogarinë për një analizë që shkon 15 euro, së bashku me 20% e TVSH për shërbime që nuk duhen paguar, Vilna Nushi është paguar në shkelje të ligjit për më shumë se 20 milionë euro”, tha Vokshi pasi la ambientet e SPAK.