AKTUALITET, 26 Shkurt 2025, 12:12

Aleatët vijojnë negociatat me Berishën/ Blushi sërish në selinë e PD, Partia e Lirisë kërkon më shumë kandidatë në listat e sigurta

Aleatët vijojnë negociatat me Berishën/ Blushi sërish

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka qenë edhe sot në Selinë e PD-së, ku do të flitet për negociatat mes PL-së dhe Partisë Demokratike.

Media ka dhënë detaje nga negociatat mes PD-së dhe partive të tjera për koalicion në zgjedhje. Ai tha për News 24 se Partia e Lirisë ka pretendime për të pasur shumë deputetë në listat e sigurta të PD-së.

"Tedi Blushi sapo ka arritur në selinë e PD. Negociatat mes PD dhe PL po vazhdojnë. Pretendimet e Partisë së Lirisë për të pasur deputetë në lista të sigurta janë të mëdha për PD-në, palët vijojnë negociatat. Këshilltarët e PD do kenë një deklaratë.

Janë shtuar 20 kandidatë të tjerë në primaret e PD, ku ndër të tjera është Xhemal Gjunkshi, duke e braktisur Bashën. Ish-prokurori i shkarkuar nga vettingu Arjan Ndoji ka shpallur kandidaturën tashmë në primare", shprehet gazetari Stafa.