TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas akuzave të Sali Berishës ndaj qeverisë për vjedhjen e energjisë, një përgjigje për të ka ardhur nga Elisa Spiropali, e cila tha se Berisha ka lënë një plagë të pashëruar në këtë sistem.
Sipas saj, opozita ka shumë mëkate për të larë, dhe shumë mëkate korrupsioni që e kanë rrënuar këtë sistem.
Ajo ka përmendur shitjen e TEC të Fierit ndërsa shton se u shit edhe Ulëza, Shkopeti dhe Bistrica.
“Në 2012 po ky i bënte thirrje CEZ-it na hapni dritat dhe çlironi ujësjellësat se kompania fiku dritat. Këta jeni ju.
Këtë kontroll kishit ju mbi sistemin elektroenergjitik shqiptar. Në 2011 u firmos projekti i TAP-it.
Qeveria juaj për arsye të pa kuptuar shiti për skrap termocentralin e Fierit. Pa arsye publike. E shitët për skrap.
TEC-i i Fierit do të na sillte llogaritë ndryshe. Po shitja e hidrocentraleve. Shkopetin, Ulzën dy Bistricat. I shitët”, tha Spiropali.