TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, është shprehur se vjedhja në sistemin energjetik në Shqipëri ka emra konkret.
Vasili tha se rreth 1 miliard dollarë kanë shkuar dëm me pretendimin e humbjeve në rrjet, ku asgjë nuk është bërë.
Ai shtoi se Rama nuk duhet të kërcënojë prodhuesit e energjisë me taksa më të larta, por sipas tij, këto taksa ai t’ua vendosë edhe oligarkëve të tjerë.
“Mos u tallni as me Brukselin e as me njeri tjetër, talluni me veten tuaj. Në këtë moment të gjithë mendojnë e inkurajojnë për sa më shumë energji elektrike. Del kryeministri e thotë se do u vë tatim të jashtëzakonshëm atyre që prodhojnë energjinë. Kush i ha këto.
Pse nuk i vë tatim të jashtëzakonshëm për oligarkët e naftës. Edhe e thotë që na duhet neve prodhimi. Në 10 vite që qeverisin kanë shpenzuar disa qindra miliona, që të ulin humbjet.
Rreth 1 miliard dollar dhe humbjet nuk janë ulur. Ku vajtën paratë? Të fusësh një qytetar në burg për 100 mijë lekë e bëni ju. Po të futësh ndonjërin nga ju në burg për 100 mijë lekë? E di unë çfarë bëni ju. Opozita do e thotë të vërtetën. Sidomos kur vjedhja ka emra opozita do ta thotë. Perëndia na ka ndihmuar. Çfarë bëjnë këta për diversifikimin?”, u shpreh Vasili.