AKTUALITET, 10 Qershor 2024, 23:10

"SPAK kërkon ta kthejë në bashkëpunëtor", Artan Hoxha tregon detaje nga arrestimi i “Leksit të Druve”

"SPAK kërkon ta kthejë në bashkëpunëtor",

Gazetari investigativ Artan Hoxha tregoi detaje të reja në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për arrestimin në Itali të Aleksandër Ndrekës, i njohur si “Leksi i druve”. Sipas Hoxhës SPAK po kërkon që ta kthejë në bashkëpunëtor të drejtësisë Ndrekën, sepse ai di shumë detaje për ngjarjet e rënda në disa zona.

“’Leksi i druve’ është personazh që u bë i rëndësishëm pas operacionit të fundit “Revanshi” me mbi 50 masa arresti. SPAK nuk u kufizua vetëm te bisedat e kriptuara, por duhet të kesh një dosje dhe asaj t'i bashkëngjitësh edhe bisedat e kriptuara që të marrin vlerë. "Revanshi” nisi pas atentatit të bërë ndaj Aleksandër Dedës më mars 2022.

Ky ka qëndruar kohët e fundit në Spanjë, por u kap në aeroportin e Malpensas. Ky është arrestuar për operacionin “Metamorfoza’ se akuzohet se ka krijuar kushtet për një atentat në Shkodër. Është tentuar të vritet 3 herë me dron. Ka patur miqësi me ish-deputetin e PS-së, Arben Ndoka. Të ndërhynte te Durim Bami për të sqaruar rolin e tij për vrasjen e Aleksandër Ndoka. Ndokët dyshojnë se ai ka qenë i përfshirë në vrasjen e Aleksandrit.

Pas atentatit ai u mor në mbrojtje nga policia ndaj u tentua të vritej me dron.

Ai ka dhënë informacione për SPAK-un për veten dhe për kundërshtarët e tij. SPAK kërkon që ta kthejë në bashkëpunëtor për ngjarjet që kanë ndodhur në “trekëndëshin e Bermundës”, Lezhë-Krujë-Shijak”-tha Hoxha.