TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Socialiste do të mbledhë pasditen e së martës Asamblenë Kombëtare. Mbledhja do të nisë me fjalën e kryetarit socialiste Edi Rama dhe do të pasojë me një raport të Sekretarit të Përgjithshëm Blendi Klosi mbi ecurinë e procesit të zgjedhjeve të brendshme në parti.
Asambleja Kombëtare, e cila do të zhvillohet online, do të vendosë thirrjen e Kongresit zgjedhor të socialistëve. Në kongresin që pritet të zhvillohet në muajin korrik, do të votohet për anëtarët e Asamblesë së ardhshme Kombëtare socialiste, nga e cila më pas përmes votës, do të dalë kryesia e re e PS.
Mbledhja e Asamblesë do të zhvillohet një ditë para kremtimit të 33-vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste.