TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se Fredi Belerin e përdorën të gjithë nga Berisha dhe Meta që e kandiduan për kryetar bashkie në Himarë, Edi Rama që e luftoi deri në momentin e arrestimit dhe kryeministri grek Mitsotakis që e kandidoi për eurodeputet.
“Unë e thashë që fillim. Beleri është përdorur politikisht nga të gjithë, nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, që e kandiduan kur ishte njeri i papërshtatshëm, i dënuar për ofendime ndaj kombit, për fyerje, i dënuar në të gjitha shkallët, i kishte ikur drejtësisë dhe ishte administruar pa bërë dënimin. Megjithatë, ata e kandiduan për kandidat në zgjedhjet e Himarës, sepse menduan që ta përdornin politikisht kundër zotit Rama, kryeministrit të vendit, duke bërë një aleancë me Greqinë.
I dyti që e përdori politikisht ishte zoti Rama, i cili kur e pa që zoti Beleri do të fitonte, filloi ta bombardonte, ta sulmonte personalisht. E kërcënoi, i premtoi që do të merrej personalisht me të.
I dimë si nisi hetimi në rrethana dyshime nga policia e Vlorës dhe prokurorisë. Pastaj po e quaj që ai e ka bërë krimin. Në një operacion të dyshimtë policor, pra, edhe zoti Rama e përdori. I treti që e përdori është kryeministri i Mitsotakis, i cili mbasi nuk ia doli dot që këtë çështje ta bënte çështje të BE-së, mbasi ajo i tha qartë se kjo është çështje bilaterale dhe duhet të merresh vesh me Shqipërinë dhe gjeti një mënyrë tjetër për ta bërë këtë çështje evropiane”-tha Sejamini.