AKTUALITET, 10 Qershor 2024, 22:53

Tela: Çështja Beleri, debat mes Athinës dhe Tiranës edhe në vitet në vazhdim

Tela: Çështja Beleri, debat mes Athinës dhe Tiranës edhe

Gazetari Andi Tela i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV duke komentuar zgjedhjen e Fredi Belëerit si eurodeputet në PE u shpreh se gjithçka ishte pasojë e fushatës elektorale të Ramës.

Ai tha se nëse betimi i Belerit do të vazhdojë në nota debati të larta në Parlamentin Europian apo debati mes Athinës dhe Tiranës kjo ngelet për t'u parë, por që do ketë debat për çështjen Beleri do të ketë edhe në vitet në vazhdim.

"Të gjitha janë pasojat e fushatës elektorale të Edi Ramës. Ne vërtetë diskutuam gjatë për procedurën për gjykatën dhe gjykata e apelit do ta dënojë Belerin, do ta shpallë fajtor, sepse mënyra se si është ndërtuar dosja dhe vendimi që ka marrë shkalla e parë nuk ka ku ta lëvizë gjykata e apelit.

Thjesht do të shohim nëse gjykata e apelit do të japë një vendim deri në 17 korrik që t'i mundësojë atij të shkojë të betohet në Parlamentin Europian. Nëse vendimi do të kalojë përtej kësaj date, atëherë ajo do të kthehet në çështje, në kuptimin që një eurodeputet është i dënuar, është në burg dhe do betohet apo s'do betohet, debat që u nis edhe me betimin e tij që do të bënte si kryebashkiak.

Nëse betimi do vazhdojë në nota debati të larta në Parlamentin Europian apo debati mes Athinës dhe Tiranës kjo ngelet për t'u parë, por që do ketë debat për çështjen Beleri do të ketë edhe në vitet në vazhdim"-tha Tela.