TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një pishë shekullore ka rënë pasditen e sotme në aksin Goricë-Drobonik.
Pema është rrëzuar për shkak të shkuljes nga rrënjët pasi pisha ndodhej në një rrafsh kodrinor të pjerrët. Rrëzimi i pishës në rrugë fatmirësisht nuk ndodhi në momente të qarkullimit të mjeteve por rënia e saj bllokoi për më shumë se 30-minuta lëvizjen e mjeteve nga lagjja Goricë drejt fshatit Drobonik.
Kanë qenë shërbimet zjarrfikëse ata që pasi kanë mbërritur në zonë, kanë prerë pemën, duke e copëtuar atë dhe duke e larguar nga rruga, për të zhbllokuar në këtë mënyrë edhe aksin rrugor.