AKTUALITET, 10 Qershor 2024, 17:41

U takua vetëm me Osmanin dhe anëtarët e LDK, zëdhënësi i Kurtit tregon ‘prapaskenat’: Rama ka pasur në agjendë...

U takua vetëm me Osmanin dhe anëtarët e LDK,

Kryeministri Rama mori sot pjesë, në një aktivitet të organizuar nga LDK në 25- vjetorin e Çlirimit të Kosovës në Prishtinë. Kreu i qeverisë shqiptare është takuar me anëtarët e LDK, opozita kryesore e Kosovës dhe Presidenten Vjosa Osmani, por jo me kreu e qeverisë Albin Kurtin.

Në një reagim për mediat, zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka deklaruar se ditën e sotme kryeministri Edi Rama nuk do të ketë takim me Albin Kurti, për shkak se nuk e ka pasur në agjendë, por shtoi se është ftuar nga zyra e Kurtit në aktivitetet e 12 qershorit. “Në bazë agjendës së deritanishme, duket që në Prishtinë, kryeministri i Shqipërisë, Rama, po i takon ata me të cilët konsideron që ka nevojë t’i rregullojë raportet.”, sqaron ai.

Në anën tjetër, kryeministri Kurti, e ka ftuar homologun e tij Rama në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës më 12 qershor. “Kryeministri Rama, përkatësisht Zyra e tij, na ka njoftuar që nuk do të mund të jetë i pranishëm me 12 qershor. Ai është i mirëseardhur që t’i bashkëngjitet aktiviteteve të agjendës shtetërore. Urojmë që vjen në Manifestimin e 146-të vjetorit të Lidhjes së Prizren, sepse Lidhja e Prizrenit nuk është vetëm e Kosovës”, ka shtuar ai.