TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka marrë “Çelësin e Qytetit” gjatë vizitës së tij në Prishtinë.
Çelësi i qytetit, kreut të qeverisë shqiptare iu dha nga kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
“Faleminderit që të gjithëve, faleminderit për ftesën. Tani, është e sigurt që mund të vij pa marrë leje se kam çelësin me vete”, tha Edi Rama. Kryeministri Rama vizitoi këtë të hënë Prishtinën, me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.