AKTUALITET, 10 Maj 2022, 16:42

Tragjedia në Alpe, si e ngatërruan rrugën turistët, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

Tragjedia në Alpe, si e ngatërruan rrugën turistët, një

Janë gjetur turistët të cilët kanë rënë në një humnerë në alpet mes Valbonës dhe Thethit.

Grupi prej katër turistëve të huaj po eksploronte alpet teksa dyshohet se kanë ngatërruar rrugën. Dy prej tyre kanë rënë në humnerë ndërsa raportohet se një prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa turisti tjetër është në gjendje të rëndë.

Në foton e mëposhtme duket rruga që kanë ndjekur turistët (vija me të kuqe), ndërkohë që duhet të kishin ndjekur rrugën poshtë (vijën me të verdhë)

Tragjedia në Alpe, si e ngatërruan rrugën turistët, një

Njoftimi i Policisë

“Rreth orës 12:40, jemi njoftuar nga DVP Shkodër, se në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, dyshohet se dy turistë gjerman, duke eksploruar zonën, janë dëmtuar rëndë. Për t’u ardhur në ndihmë turistëve, janë nisur shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë dhe shërbimet e DVP Shkodër, si dhe është njoftuar spitali i Tropojës, për të nisur ekipin mjekësor”, ka njoftuar policia.