AKTUALITET, 6 Nëntor 2025, 22:35

Socialisti që fitoi bashkinë e Nju Jorkut, Agron Alibali: Mamdani sfidoi establishmentin politik demokrat

Socialisti që fitoi bashkinë e Nju Jorkut, Agron Alibali: Mamdani

Në zgjedhjet e mbajtura të martën, Zohran Mamdani, 34 vjeç, social-demokrat dhe asambleist shtetëror nga Queens, u zgjodh kryetari i 111-të i bashkisë së Nju Jorkut, duke siguruar mbi 50% të votave.

Mamdani, një politikan me origjinë indiane dhe egjiptiane, i cili u bë shtetas amerikan në vitin 2017, konsiderohet si përfaqësues i brezit të ri progresist brenda Partisë Demokratike.

Në një analizë nga Nju Jorku për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, studiuesi dhe historiani Agron Alibali tha se fitorja e Mamdanit është një zhvillim me ndikim të gjerë në politikën amerikane duke sfiduar establishmentin politik demokrat.

“Tërmeti që ka shkaktuar zgjedhja e Zohran Mamdanit është një shenjë e gjallë e demokracisë amerikane. Edhe pse bëhet fjalë për zgjedhje vendore, ky është një test i rëndësishëm për klimën politike në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2026.

Suksesi i Mamdanit shënon rilindjen e frymës progresiste dhe angazhimin e brezit të ri të votuesve amerikanë, veçanërisht në qytetet e mëdha.

Ai arriti të elektrizojë jo vetëm të rinjtë e Nju Jorkut, por edhe shumë zgjedhës në shtete të tjera. Mamdani është një emigrant që goditi establishmentin politik demokrat dhe ofroi një vizion që e bën qytetin më të përfshirës dhe më të drejtë për të gjithë.

Fillimisht, Mamdani nuk u mor seriozisht nga elitat e Partisë Demokratike, por pasi fitoi primaret, ata filluan ta afrojnë. Tani do të kemi një bashkëjetesë interesante mes establishmentit të vjetër dhe atij të ri”- tha Alibali.