TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi pas një seancë maratonë projektligjin për Barazinë Gjinore, me 77 vota pro, 36 kundër dhe 0 abstenim.
Projektligji për Barazinë Gjinore u miratua me votat e mazhorancës, teksa opozita ka votuar kundër.
Votimi shihet si fitore nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut, por ka shkaktuar debate të forta në shoqëri, kryesisht të nxitura nga dezinformimi i grupeve konservatore në media.
Për projektligjin pati edhe përplasje në Kuvend, ku kreu i opozitës, e cilësoi ligjin e barazisë gjinore si "dërgimin e qenies njerëzore në kafshëri". Ai gjithashtu përmendi orientimin seksual të ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, duke shkaktuar reagimin e Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos.
"Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të pranimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë private e Ambasadorit të
BE në Shqipëri. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm", deklaroi Kos.