TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner, ka reaguar pas sulmeve të Sali Berishës ndaj ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato.
Bergner, njëlloj si Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, thekson se ligji mbi barazinë gjinore dhe diskriminimit, nuk janë interesa të caktuara, por janë thelbësore për të drejtat e njeriut dhe vlerat europiane.
Berisha deklaroi paraditen e sotme, se ligjin për barazinë gjinore e shtyn ambasadori i BE, për shkak të orientimit të tij seksual.
Reagimi i ambasadës gjermane:
Në lidhje me diskutimin për ligjin mbi barazinë gjinore, ambasadori gjerman Karl Bergner u shpreh: "Unë ndaj plotësisht mendimin e Marta Kos. Të drejtat e barabarta dhe ndalimi i diskriminimit në bazë të gjinisë, identitetit gjinor dhe orientimit seksual nuk janë interesa të caktuara. Ato janë pjesë thelbësore e të drejtave të njeriut dhe e vlerave evropiane."