AKTUALITET, 6 Nëntor 2025, 15:06

Humbi të birin në aksidentin hekurudhor të Tempit, Prokuroria i jep 10 ditë kohë Pano Ruçit për të dëshmuar rreth autopsisë që kërkon: Nëse nuk vini…

Humbi të birin në aksidentin hekurudhor të Tempit, Prokuroria i

Zyra e Prokurorit të Larisës i dërgoi shqiptarit Pano Ruçi një njoftim 10 ditor për t’u paraqitur dhe për të dëshmuar në lidhje me llojin e analizave që ai dëshiron në trupin e të birit.

Urdhri u shpall sot në zyrën e Zoe Konstantopoulou, e cila është avokatja e shqiptarit. Ruçi e fitoi të drejtën e kërkesës së tij pas një proteste dhe greve të paprecedentë për 23 ditë para parlamentit të Greqisë.

Ai kërkonte zbardhjen e të vërtetës për shkakun e vdekjes së djalit të tij, Denis Ruçi, në aksidentin tragjik hekurudhor të Tempit dy vite më parë. Shqiptari fitoi të drejtën mbi të gjitha kërkesat, zhvarrosjen, analizat për ADN dhe shkaqet e vdekjes.

Në rast se ai nuk përgjigjet, Prokuroria e Larisës do të konsiderojë që Ruçi heq dorë nga çdo mundësi ose kërkesë e mëtejshme për ekzaminime mbi trupin e të birit.

Në këtë rast, procedura do të vazhdojë ‘ex officio’, bazuar në urdhrat dhe udhëzimet e mjekut mjeko-ligjor kompetent. Kjo ka të bëjë edhe me kryerjen e zhvarrimit.