TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas deklaratës së Ilir Metës nga paraburgimi, ku ai akuzoi mazhorancën se po miraton “në errësirë” ligjin për barazinë gjinore, duke e cilësuar “anti-familje dhe anti-atdhe”, ka ardhur një reagim i menjëhershëm nga aktivistja për të drejtat e komunitetit LGBTI+, Xheni Karaj.
"Paska thënë Meta nga errësira e burgut se: Aleatët e errësirës kanë vendosur të fusin sonte për miratim në Kuvend, në orët e vona, ligjin anti-Familje dhe anti-Atdhe të "barazisë gjinore", që godet në ADN familjen shqiptare dhe vlerat e shenjta të saj, si dhe kombin tonë, identitetin, traditat, historinë e kulturën.
Me turp e nxjerr gjithmonë këtë foto kur na lëpiheshin ne aleatëve të dritës për një resme (fotografi) që të dukeshin progresivë dhe pro demokracisë e progresit." - shkruan Karaj në reagimin e saj.