AKTUALITET, 6 Nëntor 2025, 14:54

Rrëzohet kërkesa për mocion me debat ndaj Ballukut, Peleshi: Është çështje nën hetim

Rrëzohet kërkesa për mocion me debat ndaj Ballukut, Peleshi:

Maxhoranca socialiste nuk pranoi sot që në Parlament të zhvillohej një mocion me debat ndaj zv.kryeministres, Belinda Balluku të kërkuar nga Partia Demokratike.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi shpjegoi se është një çështje në hetim dhe ndërhyrja e Kuvendit bie ndesh me punën e drejtësisë.

“Edhe pse e drejta për interpelancë përbën instrument themeltar të kontrollit parlamentar, ushtrimi i kësaj të drejte duhet të respektojë ndarjen e pushteteve, që kërkon që Kuvendi të ushtrojë funksionet kontrolluese pa ndërhyrë në kompetencat që u njihen organeve të tjera shtetërore.

Kushtetuta ka theksuar se kontrolli parlamentar dhe interpelanca duhet të zhvillohet që mos të cenohet pavarësia e pushteteve tjera dhe të mos ndërhy në veprimtaritë që janë objekt të proceseve gjyqësore apo hetimore, referuar objektit të kësaj kërkese, ajo lidhet me një çështje në hetim nga SPAK. Zhvillimi i interpelancës është i pamundur për tu realizuar“, tha Peleshi.