TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarët Ferdinand Dervishi dhe Sokol Bregu, të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, dhanë detaje të dosjes “Balluku” që po publikohet pjesë-pjesë. Gazetari Bregu u shpreh se pjesë të kësaj dosjeje po bëhen ushqim politik sepse ndryshe nga dosjet e tjera të zyrtarëve, këtu nuk bëhet fjalë për përfitim.
Biseda
Dervishi: Nga ajo çfarë lexuam nga dosja, bëhet fjalë për tunelin e Llogarasë. Duket një praktikë, është marrë në analizë si ka shkuar nga fillimi në fund dhe akuza duket sikur Ministrja dhe njerëzit e saj, kanë bërë një tender që e kanë çuar atje ku duan ata, këtë jep dosja si panoramë. Ideja është që e kanë çuar tenderin, ta fitojë dikush që duan ata, duke skualifikuar të tjerë. Ky është thelbi i gjithë asaj dosje.
Aty kishte batuta nga më të ndryshme, që i morën portalet dhe i bënë copë-copë. Akuza është shkelje e barazisë në tendera.
Bregu: Ata mendojnë se mund të ketë favorizim. Siç e pashë unë dosjen është një chat mes ministrit dhe vartësit, një ushqim për mediat si komunikojnë ata. Një gur në dorën e opozitës, e cila shpreson në këto momente për një konflikt midis Ramës dhe Ballukut. Por a ka një konflikt mes tyre? Nuk mendoj se ka një të tillë. Siç e lexova unë dosjen, është tërheqje vëmendje e prokurorisë speciale, për të trazuar botën politike në Shqipëri. Mendoj se është ushqim politik.
Të gjithë dosjet kanë në thelbin e tyre një përfitim, diçka që rrjedh. Këtu nuk ka. Në ministrat e kësaj qeverie, vetëm kjo shkon shkelje të barazisë në tendera, të tjerët janë korrupsion e me rradhë. Ky nen fillon nga zero ditë burg. Është ndryshe nga dosjet e tjera.
Dervishi: Nuk janë këto të dhëna, ka marrë kaq apo jo. Ajo që kuptohet, i është hequr dikujt me më pak para dhe i është dhënë dikujt me më shumë.