TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar në bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin. Sipas mediave të huaja mësohet se ai i ka kërkuar Putinit që të gjykojë situatën me kujdes.
Presidenca turke e ka lëshuar këtë deklaratë, pasi mercenarët rusë të grupit Wagner e kanë nisur një rebelim të armatosur përgjatë natës në Rusi.
Në deklaratë është thënë se dy krerët shtetërorë kanë biseduar për zhvillimet në Rusi dhe Erdogani i ka thënë Putini se Turqia është e gatshme të ndihmojë për të arritur deri te një zgjidhje paqësore pas situatës së krijuar.
Më herët ishte guvernatori i rajonit Lipensk, Igor Artamonov, i cili konfirmoi se Ëagneri është duke lëvizur “pajisjet” në rajon.
“Agjencitë për zbatim të ligjit dhe autoritetet janë duke i marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e popullatës. Situata është nën kontroll”, ka thënë ai në një postim në rrjetet sociale.
Rajoni i Lipetskut është rreth 360 kilometra në jug të Moskës. Artamonov u ka rikujtuar banorëve që këshillohen fort që të mos largohen nga shtëpitë e tyre dhe t’i shmangin udhëtimet me çdo kusht.