AKTUALITET, 1 Shtator 2023, 08:54

Shpërthen bombula e gazit në Selenicë, vdes pronari i banesës

Shpërthen bombula e gazit në Selenicë, vdes pronari i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në Selenicë, Vlorë. Sipas informacioneve praprake mësohet se një 50-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit.

Efektivët e policië kanë marrë një telefonatë nga komshinjtë e 50-vjeçarit të cilët lajmëruan se në banesën e shtetasit D.G, ka plasur një bombul gazi dhe është dëmtuar i zoti i banesës.

Menjëherë forcat e policisë dhe ambulanca shkuan në vendin e ngjarjes, por fatkeqësisht 50-vjeçari humbi jetën rrugës për në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, ndërkohë në vijim pritet dhe njoftimi zyrtar.